“Prostituta s’mu duk si 16 vjeçe.” Saimir Kodra: Zemra ime, agjentët…

“Prostituta s’mu duk si 16 vjeçe.” Saimir Kodra: Zemra ime, agjentët…

21:20 16/10/2019

“Laci, me ty e kam bre byrazer”

Mbrëmjen e së martës, emisioni investigativ Stop tregoi me zë e figurë sesi organizohej prostitucioni me të mitur në qytetin e Korçës.

Mbrëmjen e sotme, drejtuesi i emisionit Samir Kodra, iu përgjigj disa skeptikëve, të cilët thonin e goca e trafikuar nuk u ishte dukur si 16-vjeçe.

Saimir Kodra: Dikush kishte shkruar me të drejtë, që s’mu duk si 16-vjeçare ajo vajza…

Gentian Zenelaj: Ku e ke shtëpinë, të të sjellim pak kartën e identitetit meqë…

Saimir Kodra: Zemra ime, agjentët tanë e pyetën sa vjeçe je për të kuptuar…ajo mund të jetë edhe 36, jam dakord me ty, por mund të jetë edhe 14. Kështu që ne nuk i kërkuam as ID dhe as certifikatë personale. Tha jam 16 dhe atë po themi.

Kodra vlerësoi reagimin e Policisë së Korçës, e cila pak minuta pas denoncimit në “Stop” kishte vënë në pranga personat e përfshirë.

Në një njoftim për shtyp paraditen e së mërkurës, Policia tha se “duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve: Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç. Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares”.

Saimir Kodra: Një duartrokitje për policinë e Korçës, e cila reagoi për një herë dje. Jo më tepër se 20 minuta pasi mbaroi emisioni, i vunë nën pranga Lacin e Lacat e tjerë mbrapa. Laci, me ty e kam bre byrazer. U rrotullua portokallia për ty zemra. Dhe sigurisht, atë që bëre atë do presësh. Sepse si tha ai? Po të pështysh lart, të bie në fytyrë. Ose po të urinosh në drejtim të kundërt me erën, lagesh. Ti e bëre këtë gabim.

Gentian Zenelaj: Lag veten dhe shokun mbrapa.

Saimir Kodra: Sigurisht që do të vazhdoj t’ju jap informacion, sepse e konsideroj se nuk keni informacion të saktë për çfarë ndodh në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Çdo të martë, do të jetë ‘nesër avazi, nesër”, me probleme nga më të rëndat sociale, ekonomike, e ku di unë tjetër. Dhe për të qenë pjesë e së gjithës, siç e shikoni, i bëni share dhe ju falënderoj, bëheni pjesë dhe bashkëpunues me denoncime. Na tregoni detaje nga më të voglat, sepse për më thellë dhe më gjerë, i hyjmë ne pastaj. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi