Mandati i katër i Presidentit Vladimir Putin, ka nxjerrë me mijëra protestues në rrugët e Rusisë.

Më shumë se 1,000 protestues anti-Putin thuhet se janë arrestuar në të gjithë vendin. Demonstratat janë mbajtur sot nga rusët e pakënaqur.

Sipas mediave ruse, thuhet se  numri i personave të arrestuar mund të jetë në mijëra. Avokati kundër korrupsionit Alexei Navalny, një nga kritikët e Putinit, është arrestuar.

Putin fitoi zgjedhjet më 18 Mars. Ai ka qenë në pushtet për 18 vjet, qoftë si President apo Kryeministër, derisa kundërshtarët e tij e kanë krahasuar qëndrimin e tij me pozitën e ndonjë cari apo perandori./tvklan.al