Protesta anti-Putin në Moskë

Protesta anti-Putin në Moskë

19:19 15/07/2019

38 persona u arrestuan në Moskë gjatë këtyre protestave të opozitës, kundër një ligji që pengon aktivistët anti-Putin të garojnë në zgjedhjet për këshillin komunal të kryeqytetit rus.

Mes të arrestuarëve janë edhe 3 drejtues të grupimit të aktivistëve opozitarë. Policia nuk kishte dhënë leje për zhvillimin e këtij tubimi para Selisë së Këshillit, ku ishte planifikuar një takim me mbështetës të opozitës, që më pas u shndërrua në protestë.

Ligji i ri zgjedhor iu kërkon kandidatëve të pavarur dhe atyre që nuk janë pjesë e partive të përfaqësuara në parlamentin rus, një numër shumë herë më të madh firmash sesa kandidatët e tjerë. Kjo nuk është hera e parë që aktivistëve opozitarë iu mohohet pjesëmarrja në zgjedhje.

Lidërit opozitar Aleksei Navalni iu ndalua kandidimi përballë Putinit në presidencialet e 2018-ës, për shkak të një dënimi që kishte marrë më parë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT