Në Kukës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm një grup deputetësh të opozitës.

Korrespondenti i ABC News në Kukës, Bujar Muçmata, na informon se janë më shumë se 10 deputetë të PD-s e LSI-së, që po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas arrestimeve të natës së kaluar, të protestuesve në rrugën e Kombit.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Cela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi e Përparim Spahiu janë disa prej deputetëve që ndodhen në Kukës, bashkë me funksionarë të tjerë partiakë si sekretari i përgjithshëm i PD-s, Arben Ristani e ish-deputeti Alban Zeneli./abcnews.al