Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikan në Shqipëri për një protestë të madhe politike e planifikuar për më 13 maj 2017, protestë e cila do të nisë nga selia e Partisë Demokratike dhe do të mbarojë te Kryeministria.

“Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Rishikoni planet tuaja personale, qëndroni vigjilent dhe ndiqni raportimet më të fundit në media. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha hapat e nevojshme për sigurinë tuaj personale

”, shkruhet ne njoftimin e ambasadës.

Tv Klan