Bllokohet prej orën 15:00 qarkullimi i automjeteve në disa akse

Mbi 1000 efektivë policie do jenë të angazhuar në terren për protestën e 20 Shkurtit, të thirrur nga opozita në orën 17:30.

Krahas policëve të rendit, të angazhuar do të jenë edhe forcat e FNSH-së ato RENEA dhe Garda e Republikës.

Këta të fundit do jenë të pozicionuar në pjesën e brendshme të institucioneve të rëndësisë veçantë që ndodhen në perimetrin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe do të monitorojnë protestën nga tarracat e godinave.

Për të evidentuar protestuesit që kanë tendencë të krijojnë incidente, policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë në të gjithë bulevardin.

Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe autobotë me ujë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës uniformat blu kanë parashikuar bllokimin e qarkullimit të disa akseve rrugore, që pritet të nisin 2 orë përpara tubimit.

Kufizimi qarkullimit do të prekë ato segmente ku është parashikuar shtrihet protesta e opozitës.

Tv Klan