Taulant  Balla u pyet në emision “Opinion” në Tv Klan për protestën e Partisë Demokratike të caktuar më 6 Dhjetor, në ditën e samitit të BE që do të mbahet në Shqipëri. Balla e përshkroi si një “zgjedhje të gabuar” dhe “fyerje” të mikpritjes shqiptare.

Taulant Balla: Kjo është një çështje e brendshme e Partisë Demokratike, është  një luftë  e brendshme  që zhvillohet prej mëse një viti dhe në asnjë rast ne nuk bëhemi pjesë e kësaj situate të brendshme, e këtij debati të brendshëm. Ajo që ka rëndësi për çdo shqiptar që besoj na ndjek sonte dhe është surprizuar nga një vendim që bie ndesh me traditën e mikpritjes shqiptare. Mund të zhvillohen mitingje partish politike në çdo ditë të vitit, por të zhvillosh një miting politik të një partie në një ditë kur në Shqipëri ke 27 ministra dhe presidentë, plus 6, 33 udhëheqës të Europës që mos të harrojmë dhe kontekstin gjeopolitik që ndodhet Europa sot, mendoj që është jo vetëm zgjedhja e gabuar, por është një fyerje e asaj që shqiptarët kanë ditur ta promovojnë më së miri gjatë gjithë historisë së tyre që është mikpritja. Se pyetja është kundër kujt do protestosh? Do protestosh kundër kancelarit gjerman? Do protestosh kundër presidentit francez?/tvklan.al