Në një konferencë për shtyp kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se PD është një parti e shtetit ligjor dhe e ka njoftuar policinë për protestën e 6 Dhjetorit.

“Partia Demokratike, është parti e shtetit ligjor ka njoftuar policinë, Kushtetuta e Shqipërisë dhe dhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur, është e panevojshme autorizimi nga policia, por ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja, është e vetëkuptueshme, ajo që i dikton Edi Rama, i cili u bëri gjithçka dhe kujtoj se me këtë rast do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar çka nuk mund të ndodhte kurrë. Ne e parashikuam këtë gjë, ndaj dhe thirrëm protestën”, ka thënë Berisha.

Berisha konfirmon se protesta e datës 6 Dhjetor do jetë paqësore dhe e qetë.

“Do të jetë një protestë civile, do të jetë një protestë e cila nuk do të cënojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve, natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës, po kjo do jetë e vërteta për këtë protestë”, është shprehur Berisha. /tvklan.al