Mbeten jashtë angazhimit Basha, Bardhi dhe Alibeaj

Partia Demokratike ka angazhuar pothuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar për organizimin e protestës së 7 Korrikut me qëllim pjesëmarrjen e sa më shumë njerëzve.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo publikoi emrat e deputetëve që do të përfshihen për këtë protestë, duke mos lënë jashtë as edhe ata deputetë që njihen si mbështetës të Bashës apo që nuk janë angazhuar në ndonjë grupim të veçantë.

Janë përfshirë deputetët si Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Grida Duma, Dashnor Sula, Alfred Rushaj, Ferdinand Xhaferaj, Tomor Alizoti apo dhe Oriola Pampuri.

Kjo është hera e parë në këtë listë përfshihen të gjithë deputetët, ndërsa jashtë kanë mbetur edhe disa deputetë të tjerë si Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike ka thirrur protestën e 7 Korrikut në ora 19:00 nën moton “Shqipëria në rrezik”. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje për krijimin e një Fronti të Shpëtimit Kombëtar, duke kërkuar angazhimin e të gjithë intelektualëve dhe shtresave sociale në atë që e cilëson si mision historik.

Tv Klan