Një administrator i një lokali në Vlorë është gjobitur dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së mbrëmshme kundër ndalimit të muzikës.

Policia e Vlorës në një njoftim për mediat, sqaron se është gjobitur me  1.000.000 Kekë K. Xh., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Po ashtu janë proceduar dhe S. Xh. sepse nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës dhe E. T. pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Mbrëmjen e djeshme një pjesë e biznese në Lungomare kanë protestuar kundër masës për ndalimin e muzikës pas orës 22:00 dhe kanë vendosur njëkohësisht himnin kombëtar./tvklan.al