Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nuk janë dashur parulla dhe thirrje në këtë protestë të paraplegjikëve, vetëm prezenca e tyre përpara Ministrisë së Punës. Prej kohësh grupi i të dëmtuarve në punë, ka kërkuar negociata me qeverinë, për t’i parashtruar kërkesat e tyre dhe vetëm sot është arritur, që kjo palë të ulet në tryezë me zv/ministrin e Punës Gjergj Leka, duke i kërkuar zbatimin e statusit të invalidit, rritjen e shpërblimit mujor, dhënien nga qeveria të ndihmave ekonomike dhe gjetjen e një mundësie punësimi.

Zv/ministri Leka pasi ka dëgjuar gjithçka, ka kërkuar prej tyre evidentimin e moshës së gjithsecilit, gjendjen familjare, si dhe kushtet e jetesës. Pas kësaj qeveria do të marr masa. Zv/ministri Leka, iu ka premtuar se shume shpejt, pritet të kenë subvencione nga shteti./tvklan.al