Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se në protestën e opozitës ditën e shtunë nuk do të ketë një orar konkret se sa do të zgjasë.

Në një lidhje live me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi u shpreh se protesta do të mbahet në bulevard përpara Kryeministrisë.

“Nuk kemi një skenar të parapërgatitur. Është një protestë kundër qeverisë. Do të jetë një protestë që do zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë. Se sa do të zgjasë do ta vendosim me qytetarët ditën e protestës. Kjo është protesta e pestë. Ne kemi marrë një vendim politik për të braktisur parlamemtin dhe kemi vendosur të krijojmë një axhendë, ne jemi në takime të përditshme me qytetarët. Të gjithë drejtuesit politikë të PD janë nga mëngjesi deri në darkë në takime me qytetarët. Axhendën tonë politike e kemi përputhur me axhendën që kanë qytetarët. Qyterarët kanë hallë dhe ne jemi atje”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si do të veprojmë opozita nëse do të ketë përshkallëzim të protestës, Bardhi u shpreh: “

Nuk ka asnjë skenar dhune nga opozita.

 

Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Ka patur një skenar që nxit dhunën nga ana e policisë që krijojnë një lloj irritimi te qytetarët. Nuk ka pasur në asnjë protestë të organizuar nga Partia Demokratike asnjë tentativë për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve”

.

/tvklan.al