Mbi 40 persona janë shoqëruar nga policia për veprime të dhunshme në protestën e djeshme të opozitës.

Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të rendit, prishje të pronës publike dhe hedhje të lëndëve piroteknike në drejtim të policisë.

Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar duke akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se sajoi skenarë për djegie makinash false e policë të dhunuar, për të mbuluar sipas tij frikën e shtetit.

“Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas”

– shkruan Bardhi në postimin e tij.

Tv Klan