Kamerat e sigurisë përreth Kryeministrisë dhe Parlamentit ndihmuan sërish policinë të identifikojë elementët e dhunshmën në protestën e një dite më parë të opozitës. 37 persona u arrestuan, ndërsa 24 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Ata tentuan disa herë të çajnë kordonin e policisë në perimetrin e dy institucioneve duke hedhur drejt tyre sende të forta dhe lëndë pirotekntike.

Protestuesit janë ndaluar për disa vepra penale, si ajo e kundërshtimit të punonjësve të policisë, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasesë”.

Një ditë  më pas dëmtimet në sheshin përballë Parlamentit janë ende të dukshme. Si pasojë e dhunës janë dëmtuar ndriçuesit elektrik, madje janë këputur edhe shtyllat elktrike.

Gjatë protestës policia bëri thirrje që protestuesit të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk mjaftoi. Disa persona i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar pranë parlamentit, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.

 “Pas protestës së dhunshme të opozitës, punonjësit e nashkisë janë kundesur për riparimin e dëmve në sheshin përballë parlamentit”.

Shënjat e dhunës janë të dukshme edhe në sheshin përballë kryeministrisë. Protestuesit sulmuan me bojë ngjyruese godinën e institucionit.

 “Punonjësit e pastrimit po kujdesen që të pastrojnë njollat e bojës dhe të këthejne në gjendjen e mëparshme, godinën e Kryministrisë”.

Kryiministria po i këthehet normalitetit, teksa është çmontuar edhe dera metalike që u vendos për të mbrojtur hyrjen e protstuesve në ambinetet e brëndëshme.

Sulmit me bojë nuk i ka shpëtuar as godina e kuvendit që gjendet përballë kryministrisë, atje ku nisi edhe protesta e opozitës mbrëmjen e së mërkurës. Për dëmet e shkaktuara nga aktet vandale të protestuesve të thirrur nga opozita, kryebashkiaku, Veliaj ka paralajmëruar gjobitjen e Partisë Demokratike për të pestën herë sipas tij.

Tv Klan