bashaMe slogane si “Shqipëria drejt Evropës, jo Kolumbisë”, qyterarët janë grumbulluar përpara selisë së parlamentit në protestën e organizuar nga partia demokratike. Avioni i rrëzuar në Divjakë dhe droga e sekuestruar, sipas Partisë Demokratike, implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin e vendit Edi Rama.

Për afro dy orë depytetë të Partisë Demokratike kanë mbajtur me radhë fjalën duke iu premtuar qytetarëve se do të jenë zëri i tyre në parlament.

Që prej fillimit të saj, seanca plenare, u ndoq në dy ekrane.

Protesta kulmoi me fjalën e Kryetarit të Partisë Demokratike, i cili tha se protestat popullore do të vazhdojnë deri në dorheqjen e qeverisë.

Lulzim Basha: Sot jemi kthyer për tu përballur edhe njëherë por tani ne nuk jemi vetëm opozita por jemi shumica absolute e shqiptarëve. Dhe kemi detyrën detyrën e shenjtë, misionin e madh dhe të drejtën t’i themi Edi Ramës: Tërhiqu dhe ik! Shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një njeri i kapur fund e krye nga karteli i drogës. Shqiptarët janë të vendosur për këtë përballje. Sado ti mbyllin sytë e veshët, zërin e shqiptarëve nuk e mbysin dot.

Basha theksoi se Opozita do të mbështesë shqetësimin mbarë popullor, për të mos e lënë Shqipërinë në duart e drogës.

Lulzim Basha: A do ta pranojmë ne këtë qeveri që sot ka një hall, hallin se si t’i iki përgjegjësisë dhe si ta fshehë të vërtetën. Apo do të përçojmë me zërin tonë shqetësimin mbarëpopullor për mos të lënë Shqipërinë në duart e drogës. Ndaj sot e nisim këtë betejë për ta vazhduar nesër, pasnesër, javën, tjetër, çdo ditë, javë dhe muaj, deri sa Edi Rama të mbajë përgjegjësinë dhe të largohet. I ka bërë llogaritë gabim, jo vetëm pa opozitën por i ka bërë llogaritë pa shqiptarët.

Qytetarët kanë qëndruar për disa orë në sheshin para parlamentit, edhe pasi deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga seanca.

Tv Klan