Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka nxjerrë një njoftim për shtetasit e saj dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar.

Duke u bazuar dhe në aktet e dhunës gjatë protestave të mëparshme, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat ku do të mbahet protesta e së dielës.

Njoftimi i ambasadës së SHBA

Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Kryeministrisë më 2 Qershor 2019, duke filluar nga ora 19:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në zona të ndryshme në Tiranë.

Kohëzgjatja  është e panjohur. Demonstrimet e fundit kanë patur akte dhune. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së iu bën thirrje qytetarëve të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi./tvklan.al