Të ftuar:

Lorenc Vangjeli – Analist

Tomor Alizoti – Analist

Fatma Haxhialiu –  Gazetare

Akil PanoPastor

At Grigor TelushiKisha Ortodkse

Lauret LuliKomuniteti Musliman

Syrja XhelajKryegjyshata Bektashiane

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e hënë një takim me pedagogë dhe studentët e Gjeologjikut me kërkesë të tij. Në fokus të takimit ishin kërkesat e studentëve që protestojnë prej 2 javësh. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan një student i Fakultetit Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës tha se kryeministri Rama nuk ishte ftuar dhe nuk ishin në dijeni për prezencën e tij.

Studenti: Në atë mbledhje që është bërë,unë nuk isha. Dua të them dhe mbaj përgjegjësi se në takim kanë qenë 10- 15 studentë dhe asnjë nga fakulteti im. Shumica e studentëve e kanë bojkotuar.

Blendi Fevziu: Çfarë është diskutuar?

Studenti : Pedagogët kanë mbështetur studentët. Kryeministri nuk është ftuar nga ne.

Blendi Fevziu: Rrezikoni të bini në një moment që s’ka zgjidhje dhe kjo mund të asfiksojë protestën?

Studenti: Vendimet janë marrë në shesh dhe unë nuk mund të them sesi do vazhdojë. Protesta e vërtetë është bojkotimi, mos shikoni sa studentë kanë ardhur në shesh.

Blendi Fevziu: Përtej 8-9 pikave, kam vënë re që ka dhe një mllef dhe tension ndaj padrejtësisë sociale, që ky vend ka, ekziston kjo? Është një nga shkaqet që keni dalë?

Studenti: Në dolëm nga ajo pagesa e 670 Lekëshit dhe na ka ardhur në majë të hundës.

Blendi Fevziu: Pse të ka ardhur në majë të hundës?

Studenti: Kriza më e madhe nuk është ajo ekonomike por sociale. Ne nuk i besojmë më njëri tjetrin,m pasi deri këtu ka ardhur puna. Kemi frikës së përfaqësia do të manipulohet.

Ndërsa ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pedagogë dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku edhe në këtë takim pati studentët të cilët e braktisën mbledhjen.

Studenti: Nuk isha sepse e bojkotova sepse sot ishte planifikuar një takim bashkë me rektoratin, më pas kuptuam që ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Blendi Fevziu: Keni frikë?

Studenti: Për çfarë të bisedojmë, pikat tona janë të qarta. Ne mund të shkojmë në dialog dhe të marrim kusurin. Ai ka pika të tjera për të diskutuar.

Blendi Fevziu: Si do ja arrini, pasi protesta mund të shuhet kur të ikin studentët në shtëpi, pasi janë festat?

Studenti: Ne jemi të vendosur dhe pa dialog dhe pa negociata, Do arrimë atë që duam deri në miratimin zyrtat të atyre që kërkojmë.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme trajtohet sërish protesta e studentëve që vazhdon prej 14 ditësh. Studentët shprehen të vendosur të protestojnë, madje refuzojnë dialogun me Kryeministrin Edi Rama.

Ata kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre, mirëpo duket se protesta do të vazhdojë. Për shkak edhe të festave të fundvitit, mendohet se studentët do të protestojnë gjatë gjithë kësaj jave për t’u rikthyer më pas në muajin Janar.Njëri prej studentëve, i ftuar në “Opinion” deklaroi se nuk është vendosur përfundimisht se si do të veprohet për festat e fundit, por ekziston mundësia që të bëhet një shkëputje në këtë periudhë dhe më pas do të ketë një shkëputje të përkohshme, për t’u rikthyer në fillim të vitit 2019.

“Mund të ketë një periudhë pauze për shkak të festave, por do kthehemi në Janar shumë fuqishëm”, tha studenti Agro Kola.Ky i fundit, theksoi gjithashtu se protesta është e studentëve, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë për t’i përçarë.

“Jam student i Infermierisë në universitet provat. Kam marë pjesë çdo ditë në protestë. Kam qenë aktivist shumë i madh. Në protestë ka tre lloje grupesh; të forumeve, organizata edhe studentët vetë. Shumë janë munduar që ta prekin virgjerinë e protestës dhe të bëjnë siç duan. Por me plot bindje e them se protesta është vetëm e studentëve. Ata që rrinë në shesh janë drita e Shqipërisë. Thirrjet për mosbashkim të qytetarëve të tjerë i kanë bërë vetëm organizatat që duan të përçajnë protestën”, u shpreh ai.

Me tone të forta pedagogia e Universitetit të Ekonomikut, tha nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se pedagogët janë bërë bejlerët e Shqipërisë, dhe askush nuk i monitoron.“Pedagogët janë bërë bejlerët e Shqipërisë, ne askush nuk na monitoron. Kam 13 ditë me ju dhe 5 netë me ju(studentët) dhe jam shumë krenare që e kam ngritur punën me ju”.Sipas pedagoges, e cila jep mësim prej 9 vitesh, tha se askush nuk diskuton, pse erdhi kjo protestë.

“Të gjithë diskutojnë, por askush nuk thotë pse erdhi kjo. Janë dy probleme që askush nuk i bën publike dhe nuk e kuptoj pse nuk i bëjnë publike. Ku janë aktet nënligjore që mbahen në sirtarët e ministres Lindita Nikolla. E para, rektorët sepse ka një problem, këtu luajnë pingpong të gjithë dhe askush nuk e thotë të vërtetën. Rektorët duke mos dashur të ndajnë kompetencat bëjnë qokat me ministren dhe varësinë administrative ja kaluan Rektorati, aktet nënligjore i fshehën sepse nëse do kishte një statut Universitet i Tiranës, nuk do kishim këtë kauzë. Nis nga Universiteti i Tiranës dhe u përqafua nga rektorët e tjerë. Dy, është një raport nga Ministria e Arsimit, nuk bëhet publik dhe aty ka shkelje.

Pedagogia tha se, kryeministri Rama duhet ti lërë predikimet dhe të mbështesë studentët.

“Ministria e Arsimit ka një raport, ku vetë kryeministri tha se Universiteti i Tiranës harxhon 6 milionë Euro për roje sigurie, dhe nga kush ruhet nga studentët që e kanë zgjedhur? Është turp, Kryeministri duhet ti lerë predikimet dhe bën mirë tu shërbejë, pasi i ka një borxh rinisë shqiptare”.