Protesta e studentëve, ministrja Shahini: Dhunë si modeli i opozitës – TV KLAN

Protesta e studentëve, ministrja Shahini: Dhunë si modeli i opozitës

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas protestës së studentëve që u rikthyen sot në sheshe pas 4 muajsh.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Shahini tha se protesta e sotme e studentëve ishte sipas modelit të opozitës ku u thyen xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe pati dhunë.

Sipas ministres, protesta e sotme nuk ishte ajo e studentëve protestues, por e organizuar nga disa persona partiakë.

“Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune. 

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike”, thotë ministrja e Arsimit Besa Shahini në një postim në Facebook. /tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione