“Pakti për Universitetin”, i publikuar të premten nga qeveria, duket se nuk i ka bindur të gjithë studentët të heqin dore nga bojkoti apo ngujimi. Ata që vazhdojnë të qëndrojnë pranë fakulteteve, edhe në këtë ditë të shtunë, thonë se drafti nuk sjell asgjë të re.

Ndonëse më të paktë në numër, studentët vijojnë protestën. Vetëm në Fakultetin Juridik, një grup studentësh qëndrojnë ende të ngujuar brenda auditorëve.

Studentët në Fakultetin e Shkencave Sociale janë mbledhur për debatuar mbi Ligjin e Arsimit të Lartë. Situata duket e qetë në Fakultetin Ekonomik. Bojkoti vijon edhe në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

“Po përveç studentëve janë edhe pedagogët e këtij fakulteti që këtë të hënë, datë 21 Janar, kanë paralajmëruar një grevë 1 ditore”.

Tv Klan