Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka sugjeruar Universiteteve që të marrin në konsideratë rishikimin e VKM-së për tarifat e studentëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se tarifat nuk i përcakton Ministria, por Universitetet. Këto tarifa, thotë Rama, nuk janë rritur që prej vitit 2014 dhe janë kërkuar nga Universitetet.

Edhe pse VKM për këto tarifa hyn në fuqi vitin tjetër, sot ministrja Nikolla u ka sugjeruar Universiteteve që të marrin parasysh rishikimine tyre.

“Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”

, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.

Sot studentët protestuan përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar uljen e tarifave dhe paralajmëruan me bojkot të orëve të mësimit.

/tvklan.al