Shkatërron televiziorin për mungesën e energjisë

Një qytetar në Gramsh ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të shprehur indinjatën e tij për ndërprerjen e shpeshtë të energjise elektrike.

Me televizorin dhe një sopat në dorë ai ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qyteti dhe pasi e ka hedhur ekranin në tokë, e ka thyer me sopat në formë proteste.

Banorë të qytetit dhe të fshatrave të Gramshit ankohen se gjatë kësaj periudhe dritat ikin e vijnë disa herë në ditë, duke iu djegur elektroshtëpiaket.

Sipas tyre, shkak është mbingarkesa në rrjet, jo nga konsumi, por nga mbiprodhimi. Në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra HEC-e që lidhen me sistemin, por duket se gjatë ditëve me shi ka pasur mbiprodhim dhe thikat bien.

Tv Klan