Tiranë- Më qindra studentë po mblidhen drejt Ministrisë së Arsimit për të vijuar protestën e tyre, për plotësimin dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave që prej disa ditësh i janë bërë të ditura qeverisë.

Ditën e djeshme, pasi u larguan nga Ministria e Arsimit studentët kanë qëndruar gjatë natës përpara Kryeministrisë.

Një prej shumë studentëve pjesëmarrës në protestë ka treguar për gazetarin e ABC News, se protesta e mbrëmjes së djeshme ka qenë një prej netëve me emocionuese të jetës së tij.

Studenti-

Ne nuk kemi një përfaqësi, vendimet merren kur shumica është në shesh, shyqyr Zotit median e kemi në komunikim live. Çfarë do vendimi do e marrim të gjithë bashkë. Sot kemi kohë të diskutojmë të gjithë dhe vendimin do e marrim të gjithë.

Gazetari – Në rrjetet secila është përhapur se ju sot do të protestoni me libra dhe fletë të bardha?

Studenti-

Po, do lexojmë libra, do edukohemi. Kemi një kauzë të drejtë. Qytetarët e përhapën fjalën dhe kemi kaluar një natë të papritur për shkak të klimës, por ishte e paharrueshme dhe nuk besoj se do të përsëritet më.

Ditën e djeshme skadoi afati i vendosur nga studentët për plotësimin e 8  kërkesave nga qeveria.

/tvklan.al