18 persona janë proceduar penalisht si pasojë e protestës së organizuar përpara Ministrisë së Jashtme gjatë vizitës së ministrit grek Nikos Dendias. 3 prej tyre janë organizues të këtij tubimi. Policia ka njoftuar se protesta zhvillohej në kundërshtim me masat antiCovid.

“Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë të gjithë ata  persona që nuk kishin vendosur maskë mbrojtëse.

“Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese antiCovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve”, thuhej në një njoftim./tvklan.al