Mijëra vetë protestuan në Londër kundër izolimit për shkak të koronavirusit. Ndonëse Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për shpejtësinë e procesit të vaksinimit, autoritetet i tremben një vale të re infektimesh ndaj kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara.

Protestuesit u mblodhën në Londër dhe gjatë marshimit u regjistruan dhe përplasje me policinë. Dhjetëra u arrestuan, ndërsa pati dëme materiale dhe në bizneset e lokalet në anë të rrugës. Gjithashtu mbi 20,000 vetë u mblodhën kundër kufizimeve në qytetin qendror të Kasseltë Gjermanisë dhe u përleshën me policinë.

Protestuesit injoruan kufirin e miratuar nga gjykata e qytetit për 6,000 pjesëmarrës, ndërsa thuajse të gjithë refuzuan të mbanin një maskë. Një gjykatë kishte lejuar tubimin në një vend jashtë qendrës së qytetit, një vendim të cilin protestuesit gjithashtu e kundërshtuan.

Turma u mblodh në qendër të qytetit në një tubim të paautorizuar, tha policia. Dhuna shpërtheu pasi protestuesit injoruan udhëzimet e oficerëve dhe depërtuan pengesat.

Oficerët përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër pjesëmarrësve. Gjithashtu u raportuan përleshje me kundër-demonstruesit në vend, dhe gazetarët dhe policia u ndoqën nga protestuesit.

Shumica e atyre që protestuan në Kassel janë aktivistë të ekstremit të djathtë dhe mbështetës të fushatës kundër vaksinimit.

Protesta pati edhe në Berlin, shumica mbështetës të ekstremit të djathtë. Policia e shpërndau tubimin, duke thënë se pjesëmarrësit kishin shkelur rregullat që sanksionojnë mbajtjen e maskës dhe distancës fizike.

Në Vjenë gjithashtu mijëra vetë marshuan në Vjenë duke mbajtur në dorë pankarta ku shkruhej: “Ne jemi populli”.

Klan News