Masat kundër përhapjes së Covid-19 të marra ditët e fundit në vendin tonë, kanë shkaktuar pakënaqësi.

Ditën e sotme u bë me dije se pas orës 20:00 nuk do të lejohet funksionimi i klubeve dhe lokaleve të natës.

Kjo ishte dhe arsyeja që disa emra të njohur të muzikës, por edhe qytetarë, protestuan para kryeministrisë kundër kësaj mase.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur, duke e quajtur veprim të pakonceptueshëm, pasi sipas tij këto subjekte nuk janë lejuar edhe pas hapjes së madhe.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!” /tvklan.al