Në Berlin, Paris e Romë, manifestime kundër certifikatës së gjelbër

Shumë qytete europiane u shndërruan këtë fundjavë në vatra protestash kundër certifikatave të vaksinimit. Spikati protesta në Berlin, ku morën pjesë mijëra njerëz dhe që u zhvillua njëherësh në disa lagje të kryeqytetit gjerman.

Protestuesit me pamje këto skena dhune të ushtruara nga policia kundër manifestuesve.

Një ndër motivet e protestës ishte edhe vendimi i qeverisë për të rikthyer në fuqi masën për ndalimin e tubimeve të mëdha, si pjesë e paketës anti-COVID. Me dhjetëra manifestues ranë në pranga.

Mijëra njerëz u bashkuan në qytetet e mëdha anekënd Francës, përfshirë Parisin, Lionin e Marsejën, për të protestuar kundër certifikatës së gjelbër që kufizon hyrjen në shumicën e ambienteve publike vetëm me dokumentin e imunizimit ose negativizimit ndaj COVID-19.

Manifestuesit akuzuan Presidentin Emannuel Macron se po u grabit të drejtat themelore. Masive ishin edhe protestat në shumë qytete italiane si Romë, Milano e Napoli. Italia dhe Franca ishin vendet e para që nisën aplikimin e certifikatës së gjelbër që tani është shtrirë në gjithë Europën. 

Tv Klan