Altin-GoxhajNë programin elektoral të Partisë Socialiste ishte premtuar ulja e TVSH-së për energjinë dhe reduktimi i tarifave për familjet në nevojë, një zotim që sipas Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve nuk është mbajtur nga qeveria.

Kreu i kësaj zyre Altin Goxhaj i kujtoi Kryeministrit dhe Ministrit të Energjetikës se jo vetëm nuk kanë mbajtur premtimin për uljen e tarifave të energjisë por kanë lajmëruar rritjen e tyre.

ZMK do t’i bashkohet edhe portestës qytetare të inicuar në rrjtetet sociale, për të detyruar qeverinë të mos rrisë çmimin e energjisë, por ta ulë atë ashtu siç edhe ka premtuar.

Sipas Goxhajt, protestat do të jetë të vazhdueshme dhe të shtrira në të gjithë vendin.

Tv Klan