Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 10 persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar protestë të paligjshme kundër vaksinimit të detyruar.

Sipas autoriteteve mësohet se të proceduarit janë: A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.

Të gjithë këta persona kanë qenë pjesëmarrës në një protestë të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas policisë ata kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Bëhet fjalë për protestën e zhvilluar pasditen e djeshme, ku është bërë thirrje kundër vaksinimit të detyruar./tvklan.al