Me mijëra studentë janë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë edhe këtë të mërkurë. Ata janë të vendosur të qëndrojnë përpara këtyre institucioneve deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.

Mësohet se, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë paradites ka shkuar në Kryeministri, teksa para kësaj godine protestonin studentët.

Nuk dihet ende nëse Nikolla është takuar me kryeministrin Edi Rama, apo sa minuta ka qëndruar aty, por është filmuar nga kamerat e ABC News, pasi ka dalë nga ky institucion.

Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë Rama u ka bërë dy herë thirrje studentëve që të dialogojnë./tvklan.al