1.1 milionë britanikë firmosin peticionin kundër tij

Vendimi i kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin britanik, ka ngjallur indinjatë të fortë popullore në vendin ishullor.

Qindra mijëra qytetarë protestuan në rrugët e qyteteve kryesore britanike, kundër “grushtit të shtetit”, siç e quajnë ata strategjinë dinake të kryeministrit Johnson, për të bllokuar punimet parlametare.

Më shumë se 1.1 milionë britanikë firmosën një peticion on-line për anulimin e këtij vendimi të kryeministrit. Skandal dhe nëpërkëmbje të kushtetutës e ka quajtur kryetari i parlamentit John Bercow. Ndërsa për liderin e opozitës, Jeremy Corbyn, pezullimi i parlamentit është kërcënim i demokracisë.

Boris Johnson vendosi të mërkurën bllokimin e parlamentit, me argumentin se vendit i nevojitet një legjislacion i ri. Me këtë lëvizje, kryeministri u ndalon parlamentarëve të diskutojnë Brexit-in apo një referendum të dytë për Britaninë e Madhe.

Tv Klan