Një valë protestash ka shpërthyer në Francë kundër masave kufizuese që ka vendosur qeveria në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve të Francës dhe kanë shkatërruar dy qendra vaksinimi, duke kundërshtuar rregullat e reja kundër Covid.

Të dy qendrat e vaksinimit mësohet se janë djegur nga protestuesit e zemëruar. Sipas BBC kanë qenë rreth 100 mijë qytetarë që janë dalë për të protestuar.

Qytetarët kundërshtojnë bërjen e vaksinës me detyrim për punonjësit shëndetësor dhe lejen që duhet të ketë çdo qytetarë për të hyrë në vende të ndryshme publike.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron për shkeljen e lirive themelore dhe kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë.

Por nga qeveria është thënë se masat e reja po merren në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta, që po shkakton një rritje të shtrimeve në spitale./tvklan.al