Nga flakë e tym, të paktën për pak minuta protesta e opozitës ka marrë një tjetër pamje. Protestuesit kanë ndezur dritat e telefonëve të tyre, ndërsa Partia Demokratike e ka cilësuar këtë si “protesta e dritave”.

Më herët, protestuesit hodhën molotov në dyert e Kryeministrisë, duke bërë që hyrja e godinës të përfshihej nga flakët, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme ata hedhin tymuese, flakadanë e sende të forta.

Nga ana e saj policia hodhi gaz lotjellës për të zbrapsur protestuesit, të cilët çanë kordonin. Policia u bën thirrje vazhdimisht protestuesve dhe organizatorëve të shmangin aktet e dhunës.

/tvklan.al