Protesta në Athinë kundër vizitës së Pompeo

Protesta në Athinë kundër vizitës së Pompeo

14:55 06/10/2019

Protestuesit përplasen me policinë

Disa qytetarët kanë dalë në protesta në Athinë për të kundërshtuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në kryeqytetin grek. Në fotot e publikuara nga mediat greke, spikat ajo e një demonstruesi që godet me shkelm prapa kurrizit një punonjës të forcave policore greke.

Edhe protestues të tjerë kanë sulmuar të njëjtin polic, por edhe kolegë të tjerë të tij, duke u konfrontuar ashpër me ta.

Tensioni u rrit kur protestuesit marshuan drejt bustit të ish-Presidentit amerikan Harry Truman, duke hedhur bojë mbi të. Policia përdori gaz lotësjellës dhe ujë për të larguar protestuesit. Ky veprim i autoriteteve revoltoi turmën dhe nisën përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave policore.

Pikërisht në këto përplasje u shënua edhe rasti i këtij protestuesi, që godet me stil karakete policin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Kjo foto ka bërë xhiron e rrjete sociale në Greqi dhe është komentuar gjerësisht. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori