Protestuesit u përplasën me policinë, arrestohen 71 persona

Protestat në Serbi filluan të qeta, por sërish pati tensione. Protestuesit arritën deri në shkallët e parlamentit serb ku tentuan të futen. Për disa orë ata u përleshën në mënyrë sporadike dhe më pas shpërtheu gjithçka.

Forcat policore tentuan të merrnin kontrollin e rrugëve të kryeqytetit serb, por dhuna u shtri në grupe të ndryshme dhe nëpër rrugica. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiç dhe të tërë qeverisë. Një numër i madh i gazetarëve janë sulmuar dhe rrahur në mënyrë brutale.

“Forca nuk është përdorur kundër protestuesve të qetë që kanë qenë ulur, por ndaj atyre që kanë bërë probleme dhe kanë sulmuar institucionet. Nuk mund t’u themi mos bëni dhunë pasi kjo duket e pamundur”.

Policia gjatë protestës ka vazhduar të shpërndajë protestuesi, por ata janë mbledhur sërish dhe policia kësaj radhe vendosi të shkoj deri në fund. Policia ka arrestuar 71 persona, ndërsa është bërë e ditur se që nga fillimi i protestave 130 policë kanë qenë të plagosur.

Tv Klan