Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka ndaluar çdo protestë në kohën kur do të mbahet festivali i kulturës kosovare në kryeqytetin serb. Grupe politike djathtiste kanë reaguar kundër mbajtjes së tij dhe kanë paralajmëruar ndalimin e festivalit me çdo kusht.

Dy prej katër grupeve kanë organizuar një protestë një ditë para duke bërë një festival alternativ për të treguar dhunën e shqiptarëve kundër serbëve.

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Serbisë dhe grupit Dveri që janë në parlament kanë kërkuar reagim nga institucionet duke e quajtur krim festivalin.

Zvonko Veselinov, Partia Demokratike e Serbisë :

“Shqiptarët me dhunë na tregojnë se si thuhet në gjuhën e tyre mirëdita. Ka qenë vitin e kaluar votimi në UNESCO dhe shumica e shteteve nuk kanë pranuar kulturën e Kosovës në OKB”.

Jelena Bujanovic, Dveri:

“Derisa shteti i Serbisë nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës nuk mund të organizohet asgjë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ftojmë të rinjtë të reagojnë në këtë mënyrë”.

Festivali që mbahet për herë të pestë ka shkaktuar reagime të shumta kundër pavarësisht idesë së normalizimit të marrëdhënieve. Vitin e kaluar ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk ishte lejuar të marrë pjesë.

Tv Klan