Qindra qytetarë në Bulqizë kanë protestuar një ditë më parë duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën. Lidhur me këtë protestë, policia bën me dije se  janë proceduar penalisht 10 persona.

Procedimi penal ka filluar në gjendje të lirë ndaj:  B. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Sipas autoriteteve këta persona kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Policia po ashtu u bën apel qytetarëve se protestat janë të ndaluara për shkak të rregullave të COVID-19./tvklan.al