Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga 4 persona dhe ka nisur procedimin për 41 persona, pasi ditën e djeshme morën pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Në pranga ranë  H.H, 59 vjeç, – G.B, 56 vjeç, – B.J, 56 vjeç dhe B.Xh, 56 vjeç, të katërt banues në Roskovec. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier pritën me protesta Kryeministrin Edi Rama, i cili zhvilloi një takim për festën e gruas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

/tvklan.al