Qytetarë të shumtë e cilësojnë kërcënim për paqen rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Mijëra protestues marshuan në Madrid këtë të dielë kundër samitit të NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll javën e ardhshme.

Protestuesit, disa duke mbajtur flamuj me çekiç dhe drapër të ish-Bashkimit Sovjetik, thonë se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, e kërkuar nga NATO, është një kërcënim për paqen.

Samiti më duket një takim i më të këqijve në botë për më të këqijtë në botë, për të shpenzuar më shumë para për armatim,” tha 69-vjeçari, banor në pension i Madridit, Juan Manuel Fernandez.

Organizatorët e protestës pretenduan se 5,000 njerëz iu bashkuan marshimit, por autoritetet në Madrid thanë se numri ishte 2,200.

Mes masave të rrepta të sigurisë, udhëheqësit e vendeve anëtare do të takohen në Madrid më 29-30 qershor, ndërsa organizata përballet me sfidën e paprecedentë të pushtimit rus të Ukrainës.

NATO pritet të marrë në konsideratë ofertën, e kundërshtuar nga Turqia anëtare e aleancës, për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Kombet nordike, ndërsa në Ukrainë po vijon sulmi rus.

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një operacion ushtarak special, ai thotë se pjesërisht i përgjigjet pranimit në NATO të vendeve të tjera pranë kufijve të Rusisë post-sovjetike që nga vitet 1990.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha në një intervistë se samiti do të fokusohej gjithashtu në kërcënimin nga krahu jugor i Evropës në Afrikë, ku Rusia përbënte një kërcënim për Evropën.

Klan News