Lirohen nga burgu 3 kuksianet që mbaheshin në burg.

Gjykata e  Kukësit ka liruar nga burgu 3 kuksianët e fundit që mbaheshin ende ne burg për protestën e dhunshme  kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Togat e zeza kanë lënë të lirë Xhevahir Gashin, Vasil Laçin dhe Elton Cengun, të cilët  mbaheshin në qeli që prej datës 1 Prill.

Pak ditë më parë u la i lirë Florin Onuzi për arsye shëndetësore. Për protestën e datës 31 Mars u ndaluan 23 persona nga policia.

Tv Klan