Shoferët në disa qytete të Serbisë i ndaluan makinat e tyre në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburanteve.

Shumë autostrada dhe rrugë kryesore kanë qenë të bllokuara të hënën në Beograd, Novi Sad, Nish, Novi Pazar dhe gjetkë.

Çmimi i benzinës në Serbi, së voni, është rritur në 1.29 euro për litër.Protestuesit kërkuan që shteti të ulë tatimin mbi karburantet, i cili përbën rreth 55 përqind të çmimit.

Ata thanë se çmimet duhet të mbahen nën 1 euro për litër, në një vend ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj.

Qeveria e Serbisë ka fajësuar tregjet globale për rritjen e çmimeve./REL