Bllokohet rruga drejt Shqipërisë, protestës i prin kryekomunari i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Hotelet në Tuz ishin hapur, pavarësisht masave të  Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Përkundër presionit policor lokalet vazhduan të punojnë duke patur mbështetjen e udhëheqjes komunale.

Madje kryetari Gjeloshaj kërkoi që të sillej një përkthyes që të fliste në shqip me policët pasi ajo ishte gjuha e tij amtare. Ky vendim sipas kreut të komunës së Tuzit për mbylljen e hoteleve ishte një vendim politik i Qeverisë, hakmarrje për shfaqjen mbi këto godina të flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës.

Prokuroria e Podgoricës ka deklaruar se nëse Gjeloshaj nuk do të respektojë masat për frenimin e koronavirusit, ndaj tij do të ngrihet akuza penale të thirrjes për rezistencë.

Klan News