Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, pasi një person ka hapur zjarr ndaj një turme protestuesish paqësorë në Louisville, Kentucky.

Mediat e huaja raportojnë se një person i bardhë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të protestuesve, duke plagosur dy persona, njëri prej tyre hubi jetën në vend, ndërsa tjetri ndodhet në spital.  

Të shtënat u regjistruan në parkun që është bërë një pikë qendrore për organizimin e protestave që kërkojnë drejtësi për vdekjet e disa afro-amerikane të shkaktuar nga policia.

Pamjet shqetësuese në mediat sociale tregojnë momentin kur autori qëllon me armë drejt masave të njerëzve.

Departamenti i Policisë Metro Louisville lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se kishte raportime për të shtëna në park dhe se një person kishte humbur jetën.