Këtë të hënë është zhvilluar sërish një protestë para Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.
Njësoj si herët e kaluara pati një përpjekje për të ndezur gomat me zjarr. Megjithatë policia kishte marrë masa duke i spërkatur ato me shkumë kundër zjarrit.
Kjo ka hasur kundërshtinë e protestuesve që janë munduar ta bllokojnë përpjekjen e autoriteteve, por më kot. Madje, tubuesve që u janë afruar efektivëve u është hedhur spraj lotsjellës.
Kujtojmë që në protestat e shkuara ka pasur hedhje të molotovëve duke rrezikuar jetën e efektivëve, por jo vetëm, edhe të qytetarëve e gazetarëve.
Protestat zhvillohen pas disa arrestimeve të drejtorëve të bashkisë./tvklan.al