Protesta për Handke dhe në Prishtinë

Protesta për Handke dhe në Prishtinë

16:33 17/10/2019

“Na irritoi fakti që përkrahësi i Millosheviçit fitoi çmimin Nobel”

Disa persona kanë protestuar para Ambasadës së Suedisë në Kosovë, në shenjë pakënaqësie për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi, autorit austriak Peter Handke.

Sipas organizatorëve qëllimi i protestës është që të përçojnë mesazhin te Akademia e Suedisë se e shpërbleu njeriun që përkrahu regjimin e Millosheviçit, i cili kreu krime mbi shqiptarët dhe boshnjakët.

“Protesta ka për qëllim mospajtimin dhe mos kënaqësinë tonë dhe irritimin tonë më akademinë suedeze për ndarjen e çmimit Nobel njërit prej shkrimtarëve më problematikë dhe jo humanë të kohës sonë. Neve dhe gjithë botën na irritoi fakti që një përkrahës i gjenocidit të Millosheviçit të fitojë këtë çmim”, tha ai.

Protestuesit e dorëzuan një zarf në ambasadën suedeze, me imazhe shkatërruese të regjimit të Millosheviçit.

“Janë 20 fleta si shenjë e 20 vjetorit të luftës sonë dhe këto 20 faqe me pamje të shkatërruara nga Millosheviçi do t’i dërgojmë akademisë suedeze nëpërmjet ambasadës suedeze”.

Këto imazhe, përmes ambasadës do t’i dërgohen edhe Akademisë së Suedisë, e cila e ndau këtë çmim.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi