Kryeministri Edi Rama dhe pse kishte njoftuar se do fliste për ekonominë nuk ngurroi të fliste dhe për ngjarjet e ditëve të fundit. Një një konferencë për mediat, Rama teksa iu përgjigj pyetjet nga televizoni Klan ka reaguar kundër mënyrës që është zgjedhur të protestohet kundër qeverisë për Klodian Rashës.

Rama tha se nuk duhet të predikohet dhuna dhe sipas tij ata që fshihen pas të miturve që kanë shkatërruar një pjesë të pronës publike në Tiranë janë kriminel.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Unë mendoj se është fatkeqësi e madhe, që njerëz të jenë ta pandjeshëm, kaq të ndërrkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrje për një e një arsyet e tyre, sa që të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri. Për faktin e abuzimit me të miturit, ta interpretosh këtë shfaqe si një zemërate popullore, si një shëmbëlltyrë e një revolte që vjen nga frustrimi i qeverisë, si një shembull për t’u marrë për sa i përket vandalizmave, do të thotë që vërtetë duhet të ndihemi keq. Qeveritë shkojnë e vijnë, por deri në fund të ditës askush nuk lind kryeministër dhe askush nuk vdes i tillë. Përpara se të jesh kryeministër dhe je dhe prind.

Është një turp i pashoqë të shikosh njerëz që mund të kenë të gjitha arsyet e tyre, jam apo nuk jam dakord unë, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe t’i riabuzojnë të miturit duke i përdorut si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revulucioni që e nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Analistët predikojnë dhunën, këtë gjë nuk e kam jetur as tek filozofët e majtë në Francë që e mbështesin dhunën.

Çfarë janë këta? Çfarë janë? Kush është shqetësimi im sot, si mund të arrihet deri këtu? Boko Harami është një organizate terroriste, që sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzyar të miturit, nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm. Ata që fshihen pas të miturve janë kriminelë, dhe ata që e teorizojnë nëpër televizor nëpër debate nëpër komente, bëjnë një akt kriminal. Si mundet? Çfarë i thonë kata të rinjve të Shqipërisë? Dilni dhe bëni kështu se kështu është rruga të përmbysni regjimin? Cilin regjim? Kontestimi bëhet me protestë paqësore dhe bëhet me votë./tvklan.al