Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nuk ka ndërmend që të largohet nga pushteti. Madje për ta bërë këtë përveç ushtrisë që e ka armatosur gjer në dhëmbë, ka marrë vetë në duar një kallashnikov.

Gazetari Franak Viačorka ka bërë publike pamjet e Lukashenkos që mbërrin në rezidencën e tij me një helikopter, ku edhe pse i rrethuar nga ushtarët e tij mban në duar një armë.

Në të tjera pamje, Lukashenko shfaqet me një jelek antiplumb. Rezidenca e Presidentit Lukashenko është rrethuar nga qindra forca të armatosura. Prezentë janë edhe snajperistë që janë vendosur në ndërtesa të ndryshme.

Masat janë marrë pasi dhjetëra mijëra persona të tjerë janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar zgjedhjen e Lukashenkos si kryeministër. Para nisjes së demonstratës, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se do të ndërhyjnë nëse ka akte dhune.

“Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”, thuhej në një deklaratë./tvklan.al