Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 25 persona pas protestave të së martës ku u bllokuan disa rrugë kryesore të kryeqytetit. Mes personave që do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë janë studentët dhe studentet organizatore, por edhe pedagogu Edmond Tupe dhe artisti i njohur Robert Aliaj.

Po kështu uniformat blu kanë referuar materialet në prokurori edhe për aktivistë të lëvizjes për universitetin. Mes personave që do të hetohen në gjendje të lirë gjenden edhe anëtarë të forumeve rinore të partive politike që kanë marrë pjesë në bllokimin e rrugëve gjatë protestës.

Të proceduarit janë Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, dhe aktivistët politikë Gaetano Doci e Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Tv Klan