Teksa opozita proteston para Kryeministrisë, ka ardhur reagimi nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit bën thirrje për një protestë paqësore dhe kërkon që të evitohen konfrontimet. 

“Protesta të vijojë paqësore, të evitohen konfrontimet”,

thotë Meta.

Protesta e kësaj të shtune nisi rreth orës 18:00. Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, disa protestues çanë kordonin rrethues të policisë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar tymueset, flakadanët, apo edhe boja e zezë, po në drejtim të Kryeministrisë.

/tvklan.al