6 protestues që ishin te Bashkia e Tiranës ku dogjën goma dhe që u zhvendosën më pas përpara Parlamentit, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës.

Kështu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 60-vjeçarja A.K. për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndotja e ajrit, ujërave e tokës, si dhe për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Ndërsa 5 të tjerët, K. B. 22 vjeç, K. B. 35 vjeç, I. T. 49 vjeç, A. H. 45 vjeç dhe S. N., 38 vjeç akuzohen për kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Të enjten, këta persona kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë përpara Parlamentit.

/tvklan.al