Dhjetë persona janë arrestuar në qytetin e Bristol në Angli, pas protestave të dhunshme që zhvilluan një natë më parë. Mijëra persona duke injoruar masat kundër Covid, kanë zhvilluar një protestë të dhunshme ku nuk  ka munguar as përplasja me policinë.

Reuters raporton se protesta është zhvilluar kundër një projekt-ligji për policinë që ka sjell shumë zemërim tek qytetarët. Projekt-ligji  i ri synon që t’i japë policisë kompetenca të reja për të kufizuar protestat në rrugë.

Pas protestës policia në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se arrestimet janë bërë për aktet e dhunës dhe sepse janë kapur me drogë.

Kundër policisë janë hedhur shishe qelqi, tulla dhe sende të tjera të forta, ku nuk kanë munguar as të plagosurit./tvklan.al